Connect with us

Lajme

“Akademia e barinjve”/ Ministrja: Më keqkuptuat, e kemi parë në disa vende të botës (VIDEO)

Publikuar

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u rrek të shpjegonte këtë të Martë ç’ka nënkuptoi kur foli për akademinë e barinjve.

“…Nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Barinjtë duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë. Është një profesion që është e vështirë dhe duam ta ruajmë dhe do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvencionojmë vetëm për mbajtjen e tufës. Jemi të vetëdijshëm për këtë problem, duam të mbështesim fermat e mëdha. Të bashkohen fermerët të mos mbajnë nga një lopë”, tha Frida Krifca, ministre e Bujqësisë, disa ditë më parë në komisionin e veprimtarisë prodhuese.

Këtë të Martë, nga e njëjta karrige që bëri deklaratën e cila shkaktoi reagime të shumta, u shpreh se “një keqkuptim të ndodhur me kuptim e fjalës akademi”.

Megjithatë, shtoi se “kjo është një eksperiencë që ne nuk e kemi shpikur, e kemi parë në disa vende të botës”.

“Zvicra, Anglia, Spanja, kanë një qasje drejt zgjidhjes së problemit të emigrimit të njerëzve nga profesioni i blegtorit, i bujkut, i profesionit të vështira të bujqësisë, të cilët po përpiqen ti adresojnë duke dhënë mbështetje për formimin e tyre për ti angazhuar më tej në këto profesione. Dhe e kemi konsultuar dhe me donatorët. Në fakt, unë që në përudhën time si drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural jam konsultuar dhe me Universitetin Bujqësor, por dhe me programe të ndryshme dhe me donatorë. GIZ-i ka qenë një partner. Ne kemi filluar që në 2018-ën të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme, me panele diellore, në mënyrë që të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në zanatin e vet. Dhe është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë dhe ta ndihmojmë pikërisht për të ruajtur traditën në fusha të tilla. Dhe kjo nuk është vetëm e shprehur në blegtori apo në zanatin e barinjve, por edhe në zanate të tjera të fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë. Kështu që do kemi mundësi në vijim të shpalosim programin më tutje”, shtoi më tej ministrja.

Deklarata në nisje të komisionit (Min 1:43)

Kosovë1 hour ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni1 hour ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni2 hours ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë2 hours ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni3 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri4 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni4 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë5 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme5 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni5 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

Lajme5 hours ago

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Lajme5 hours ago

Nis rikonstruksioni i Rrugës 10 në Haraçinë, Beqiri: Investim 5.9 milionë denarë

NA NDIQ NË FACEBOOK