Lajme
“3 mln euro më shumë”, Berberi shpall fitues kompaninë “Geci” për ndërtimin e rrugës në Porto Romano

Nga BoldNews.al
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e një prej tenderëve më të majmë për ndërtim rrugësh në Durrës. Sipas dokumenteve që disponon BoldNeës.al, Evis Berberi i ARRSH-së ka shpallur kompaninë Geci fitues të tenderit me objekt “ndërtim rruga Porto Romano Durrës, vazhdimi”.
Vlera e kontratës së këtij tenderi është plot 10 milionë euro, ndërsa në të tilla procedura “zihen” kompanitë më më zë të ndërtimit. Dhe ashtu ka ndodhur edhe me këtë procedurë, pasi kanë garuar pothuajsë të gjithë “peshkaqenët” e fondeve publike për ndërtim dhe mirëmbajtje rrugësh.
Madje, nga firmat që merrnin tendera në qeverinë “Nano”, në qeverinë “Berisha” dhe tashmë në qeverimë “Rama”. Emrat janë të njëjtë, madje janë shtuar gjatë rrugës. Por, paraja s’ka ngjyrë politike. Por, skema e Berberit dhe Ballukut është te specifikimet e famshme. Ka dyshime se ato bëhen për të favorizuar apo s’kualifikuar X apo Y firmë, ndërsa


Në dokumentet që disponon BoldNews.al, Berberi shkruan se në këtë tender kanë garuad 8 firma të mëdha ndërtimi. Nga ato që kanë ndërtuar rrugët, apo në procedura të veçanta janë favorizuar dhe në të tjera janë s’kualifikuar. Megjithatë, në këtë rast diferenca nga oferta më e ulët te e fituesit është plot 3 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, por që për Berberi s’ka asnjë problem.
Në dokumente thuhet se kompania “Alb Building” ka ofruar 736,913,771 lekë. Një kompani që ka fituar disa tendera. Ndërkohë, “Trema Engineering 2”, ka ofruar 850,589,824 lekë. Ofertat kanë vijuar me kompaninë “Pe-Vla-Ku”, e cila ka ofruar 1,012,758,583 lekë.
“ALB STAR” ka pasur një pferte prej 1,107,418,195 lekë, ndërsa “A.N.K” me një ofertë prejt 1,236,692,534 lekë. Në tender ka marrë pjesë edhe kompania “Fusha”, e cila ka ofruar 1,241,085,698 lekë, ndërsa “4 A-M” ka pasur një ofertë prej 1,241,412,593 lekë. Ndërkohë, fituesi i këtij tenderi, “GECI” ka ofruar një vlerë prej 1.175.927.028 lekë.




Në dokumente thuhet se oferta më e ulët, ajo e kompanisë “Alb Building” prej 7 milionë euro është s’kualifikuar pasi është “anonimalisht e ulët”. Arsyet kanë qenë çmimi i ulët i shtresave me çakull, shtresës së stabilizantit apo edhe shtresës konglomeratit.
Arsyet e s’kualifikimit kanë të bëjnë të gjitha me shtresat e zhavorrit. Por, vendimmarrja është bërë nga zyra dhe jo nga terreni, çka do të mundësonin që shqiptarëve t’u kurseheshin plot 3 milionë euro.




















