Lajme
Një 32-vjeçar në mesin e 19 viktimave nga virusi në Maqedoninë e Veriut

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.547 testime të realizuara, 333 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 309 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 19 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.
“Kanë ndërruar jetë 6 persona nga Shkupi (52, 66, 78, 79, 88 dhe 91v), 5 nga Manastiri (59, 69, 79, 80 dhe 86v), 2 nga Velesi (38 dhe 72v) dhe nga një nga Shtipi (71v), Probishtipi (89v), Kavadari (32v), Koçani (66), Gjevgjelia (58v) dhe Makedonska Kamenica (65v)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.















