Connect with us

SKENA

Zyrtarisht, kjo është banorja e parë e Big Brother VIP

Publikuar

Big Brother VIP do nisë transmetimin sot në mbrëmje.

Duke qenë se reality show ka qenë shumë i diskutuar së fundmi, të shumtë kanë qenë edhe emrat e VIP-ave që janë spekuluar se do të jenë banorët e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.

Por vetëm pak minuta më parë është konfirmuar zyrtarisht banorja e parë dhe bëhet fjalë për aktoren Arjola Demiri.

Po ashtu është bërë e ditur se sot do të hyjnë 14 VIP-a në shtëpi. Ndërsa opinionistët e Big Brother VIP do të jenë Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK