Sport
Zyrtare: Romero i bashkohet Venezias

Ish-portieri i Manchester United, Sergio Romero i është bashkuar zyrtarisht Venezias deri në qershor 2022.
Venezia përmes një postimi në Twitter kanë njoftuar ardhjen e argjentinasit 34 vjeçar si lojtar i lirë.
Romero i ka përfunduar testet mjekësore me skuadrën e sapo promovuar, teksa ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
“Venezia FC është e kënaqur të njoftojë nënshkrimin e portierit argjentinas Sergio Romero në një transferim falas”, ka shkruar klubi në faqen e tyre zyrtare.
“Romero është portieri më i mirë i Argjentinës në të gjitha kohërat dhe ka luajtur për herë të fundit për Manchester United”.
Argentine goalkeeper Sergio Romero arrives on a free transfer.
Romero, 34, is Argentina’s all-time most-capped goalkeeper and spent the last six seasons at Manchester United.https://t.co/67EmqBIcKb#ArancioNeroVerde ?⚫️? pic.twitter.com/YySZCq0sYz
— Venezia FC (@VeneziaFC_EN) October 12, 2021






















