Lajme
ZYRTARE: Azem Sadiki dhe ASH-ja fitues të zgjedhjeve në Studeniçan (INFOGRAFIKË)

Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki i cili në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale kishte mbështetjen publike edhe të Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka fituar edhe një mandatë për të drejtuar këtë komunë, informon PRESSonline.mk
Sipas rezultateve zyrtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) nga 31 vendvotime të numruara apo 100% të kutive të votimit, Sadiki ne rrethinë e dytë të zgjedhjeve lokale ka fituar 4.119, ndërsa kundër-kandidati i tij nga radhët e BDI-së, ka fituar 4.060 vota.
Ndryshe në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, Sadiki kishte epërsi ndaj kundër-kandidatit të tij të BDI-së, mbi 800 vota. (PRESSonline.mk)



















