Lajme
Zv/ ministri i Financave jep paralajmërimin e fortë: Ja çfarë po do të ndodh me çmimet

Prej disa javësh debati kryesor në Shqipëri është rritja e çmimeve, që filloi me bukën dhe pritet që të vazhdojë me energjinë, etj. Zv/ ministri i Financave, Besart Kadia u shpreh se pritshmëritë për rritjen e çmimeve do të sjellin një valë të re inflacioni dhe të gjithë sipas tij do të fillojmë të rrisim kostot artificialisht.
“Një valë e re po vjen me inflacionin, rritja e çmimeve çdo vit. Kemi pasur norma interesi për 10 vite negative dhe ekonomistët thoshin e harruam inflacionin. Me këto norma interesi e dimë që do të vinte kjo pikë, e inflacionit botëror.
Në rast se të gjithë ekonomistët dhe prodhuesit mendojnë se vitin e ardhshëm do të rriten çmimet, kur realiteti jo detyrimisht është kështu, puna është që pas një viti do të kemi një ekonomi me një inflacion më të lartë. Të gjithë do të fillojmë të rrisim kostot artificialisht.
Kjo pritshmëri që gjithçka po bëhet shtrenjtë. Po ndodh diçka në botë që pritshmëritrë do i shohim vitin e ardhshëm” tha ai në “LOG”./ Abcnews.al




















