Lajme
Zoran Zaev edhe zyrtarisht refuzoi dorëhqjet e Filipçes dhe Hasanit

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev pasditen e sotme pas raportit të Prokurorisë për tragjedinë në spitalin modularë në Tetovë doli me deklaratë për media. Bëri të ditur se nuk e pranon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësministrit të Shëndetësisë, Ilir Hasani, pasi që siç shtoi, zjarrin e ka shkaktuar një kabllo elektrike.
“Lexova me kujdes raportin për tragjedinë në Tetovë. Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një kabllo elektrike. Mendoj se nuk ka arsye të kërkohet përgjegjësi nga Filipçe dhe Hasani”, tha Zaev.
Mes tjerash, theksoi se Filipçe dhe Hasani kanë parashtruar dorëheqje nga aspekti moral. Kryeministri apeloi që të mos politizohet tragjedia./TV21


















