Lajme
Ziadin Sela dhe Vullnet Murseli dëgjojnë nga afër hallet e tetovarëve, prezentohen projektet

Sot bashkë me kryetarin e ASH-së Ziadin Selën, Kryetaren e Asamblesë Vjollcë Berishën, zëdhënësin Flakron Bexhetin, nënkryetarë të partisë e nënkryetarë të degës marshuam nga Xhamia e Larme takuam qytetarë, biseduam me ata, shpërndamë fletushka e deri tek Lagjja Qendër.
Në planin tonën kemi paraparë këto pika: Rregullimi i oborrit të shkollës ”Liria”,
– Investim në kënd të lojrave për fëmijë.
– Rregullimi i parapagesës mujore për parkim zonal për banorët e lagjes;
– Rregullimi i vendparkimit për taksi;
– Rritje të kapacitetit për grumbullimin e mbeturinave.
Te restorant Garden u takuam bashkë me FRASH, zonja të asamblesë ku biseduam shumë tema që na prekin të gjithë neve. Tetova ka Vullnet për të fituar!-ka shkruar Vullnet Murseli kandidat për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca për Shqiptarët – Alternativa./in7.tv/

















