Lajme
Ziadin Sela dhe Afrim Gashi zbarkojnë nëpër lagjet e Çairit

Dy liderët e koalicionit ASH-AA, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kanë zbarkuar nëpër lagjet shqiptare të Çairit.
Gjatë ditës së sotme bartësi i listës së këshilltarëve të këtij koalicioni në Çair, Zudi Enuzi Koka ka shpërndarë disa fotografi në lagjet Seravë dhe Gazi Babë në të cilat ka marrë pjesë Sela dhe Gashi, përcjell Zyrtare.
Prezenca e dy liderëve të opozitës në Çair vjen në momentin kyç të fushatës për ti dhënë mbështetje kandidatit Bekim Sali.
Kujtojmë që Çairi pritet të jetë garë e nxehtë në zgjedhjet e 17 tetorit, ndërsa anketat e fundit favorit nxjerin kandidatin e opozitës, Bekim Sali./ZYRTARE.net/


















