Sport
Zhegrova i lumtur pas golit të fitores tek Basel

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është shprehur i lumtur pas golit të shënuar në paraqitjen e tij të dielën në kuadër të Superligës së Zvicrës.
“+3.Çfarë ditë e mrekullueshme, gjithmonë i lumtur të ndihmoj skuadrën me golin vendimtar”, shkroi ai, njofton Klankosova.tv.
I inkuadruar në lojë në pjesën e dytë, Zhegrova shënoi golin e fitores në minutën e fundit të takimit, për skuadrën e tij Basel, në duelin që përfundoi me shifrat 1:0 kundër Sionit, shkruan Klan Kosova. Zhegrova këtë edicion në futbollin zviceran ka shënuar dy gola, ndërsa numëron edhe tri asistime.
???? | OUR STARBOY ??
Edon Zhegrova saves Basel in the last minutes by scoring and securing all 3 points against Sion!
— Dardanian Footy (@DardanianFooty) October 17, 2021






















