Uncategorized
Zaev: Presidenti shqiptar, kur të jenë të gatshëm qytetarët

Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk ka asgjë kundër që presidenti i vendit të jetë shqiptar dhe do të donte ta shohë atë, por theksoi se se që të realizohet kjo, nevojitet mbështetje jo vetëm nga shqiptarët të cilët jetojnë në vend, por edhe nga popullata tjetër joshqiptare, sepse siç tha, presidenti zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta, e jo me marrëveshje partiake e politike.
“Do ta pres momentin kur qytetarët edhe maqedonas, shqiptarë, serbë, vllehë dhe turq do të jenë të gatshëm të zgjedhin qytetarin që nuk është maqedonas. Ky është vendi ynë i përbashkët, këtu kemi lindur të gjithë, baballarët dhe gjyshërit na kanë lindur këtu, e këtu do ta kemi edhe të ardhmen e përbashkët”, tha Zaev në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për pohimet e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti se në vijim që do të përmbushë kjo parti, do të jetë zgjedhja e një shqiptari për president të shtetit.
Kryeministri përkujtoi se presidenti zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta ku qytetarët votojnë, dhe se ajo nuk dakordohet në mënyrë partiake dhe politike.
“Atë moment do të dëshiroja ta pres, të jem shëndosh e gjallë, por edhe të gjithë ne. Kjo do të thotë afirmim i personalitetit, qytetarit në radhë të parë dhe si qytetar pa dallim të përcaktimit të tij etnik të kalojë tek qytetarët të cilin së paku 50 për qind e maqedonasve, 50 për qind e shqiptarëve, 50 për qind e serbëve, vllehëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjithë që jetojnë në vendin tonë do ta votonin për president”, theksoi Zaevi në konferencën për shtyp në Qeveri.














