Lajme
Zaev ndryshon qëndrim: Do ta mbështes Ramiz Merkon në Strugë

Kryeministri Zoran Zaev si duket ka vendosur të vulos fatin e tij në politik më 31 tetor. Edhe pse para pak muajsh tha se ka bërë gabim që në zgjedhjet e 2017 mbështeti Ramiz Merkon në Strugë, sot në një prononcim që ka dhënë në Ohër ai sërish la të kuptohet se do ta përsëris gabimin e 2017 duke mbështetur Merkon për kryetar Struge, shkruan in7.
“Gjithandej ku LSDM-ja nuk ka kandidatë kurse në parim është opozitë, votat do tI japim për partnerët e koalicionit. Në Strugë mbështesim Ramiz Merkon, në Kërçovë Fatmir Deharin, në Gostivar Nevzat Bejtën, në Çair për Visar Ganiun dhe në mënyrë adekuate nëpër komunat tjera dhe presim mbështetjen që e kemi marrë edhe nga partnerët tanë të koalicionit. Koalicioni qeverisës është stabil me shpresë se do të rritet në perudhën e ardhshme. Në komunat ku përballen partnerët e koalicionit, ne si LSDM do të përpiqemi të fitojmë në komunat ku garojmë me BDI-në, kurse atje ku janë dy partnerët tanë të koalicionit BDI dhe BESA do tua lëmë qytetarëve që vet të vendosin, kurse anëtarët tanë kanë marrë instruksione të votojnë sipas bindjes së lirë. Jemi vendosur në mënyrë parimore ashtu si I ngjan një vendi evropian” – ka deklaruar lideri i LSDM-së dhe Kryeministri, Zoran Zaev.
Ky qëndrim i Zaevit vjen në momente delikate për karierën e tij politike kur dijmë që LSDM-ja ishte humbëse më e madhe në zgjedhje e 17 tetorit ku thuajse ka humbur të gjitha komunat.
















