Connect with us

Lajme

Yuri Kim takim me “Tigrin”, flasin për betejën ndaj korrupsionit!

Published

on

Nga Boldnews.al

Një takim i madh u zhvillua në zyrat e kryeministrisë. Vetë ambasadorja Yuri Kim i shkoi në zyrë zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Diçka do ndodhë, duke marrë parasysh një personalitet me vlera të mëdha intelektuale por edhe morale si Arben Ahmetaj, që në tetë vitet e fundit gjithnjë ka qenë në majë të pushtetit dhe duke administruar fondet publike.

Folën për luftën kundër korrupsionit. Po, po, është e vertetë, Ahmetaj tregoi sesi qeveria ishte e vendosur të luftonte korrupsionin dhe ambasadorja e besoi seriozisht, sa menjëherë pas takimit shkroi një mesazh të gjatë.

“U takova me Zv. Kryeministrin e ri Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën e SHBA për bashkëpunim të fortë në demokraci, mbrojtje & biznes. Nënvizova gjithashtu se SHBA janë jashtëzakonisht shumë serioze mbi korrupsionin si pjesë e interesit tonë kombëtar. Ne nxisim qeverinë që të marrë marrë masa të vërteta, në mënyrë që Shqipëria të jetë më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur”, shkruajti Kim.

Në mungesë të Ramës, i cili ka pesë vite që rrallë shkel në kryeministri, takimet dhe mbledhjet e Keshillit të Ministrave i bën Arben Ahmetaj, i cili mban edhe pseudonimin “Tigri i Rilindjes”.

Është jo vetëm një individ që ka kapur majat në qeverisjen e Ramës, por një personazh i veçantë që ka sjellë “frymë Ahmetizmi” në qeverisjen e Rilindjes. Individ i akuzuar, madje hetuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre që në kohën kur qeveriste Fatos Nano. Më vonë u bë pjesë e ngushtë e enturazhit të Ramës, duke arritur postet më të rëndësishme, si Ministër Finacash dhe Ekonomie, pavarësisht se arsimi i tij ishte për “mësues anglishteje”.

Vitet e fundit ka menaxhuar fondet për tërmetin dhe pandeminë, duke u kthyer në njeriun kyç ku i varet në qafë “çelësi i arkës së shtetit”.

Ai ka ecur, madje edhe kur ishte në opozitë dhe metonte të vinte në pushtet “tallte bythën” me socialistët e mbledhur në takim. Një video me figurë dhe zë qarkullon kudo kur Anastas Angjeli e pyet: “Po tani çfarë do flasim”? -ndërsa Ahmetaj ia pret shkurt: “do tallim bythën”.

Sot Ahmetaj është numri dy i qeverisë, pra është poshtë Ramës, por me shumë akuza jo vetëm nga opozita, sidomos për dyshimet se është përfshirë në konçesionet abuzive të inceneratorëve. Ai “ecen vetë” lart e më lart, madje pret edhe ambasadoren Amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila e ka për nder që të takojë një figurë emblematike të qeverisjes Rama. I beson, e madje mbështesin fort njëri-tjetrin.

NA NDIQ NË FACEBOOK