Connect with us

Lajme

Vr*sja e Dem Backës, shoqërohen në polici 15 persona. Automjeti që u gjet i djegur me targa të Kosovës

Publikuar

Policia e Fierit ka shoqëruar rreth 15 persona, që janë marrë në pyetje lidhur me ekzekutimin e biznesmenit, Demir Backa, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Nga raportimet mësohet se disa prej të shoqëruarve janë persona me precedentë kriminalë, por edhe individë që mund të kenë pasur konflikte ose përplasje me viktimën në muajt e fundit.

Backa u qëllua me breshëri plumbash kallashnikovi, ndërsa ndodhej në automjetin e tij, të parkuar pranë lokalit që kishte në pronësi.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët dyshohet të kenë qenë 5 persona, 3 prej të cilëve kanë qëlluar dhe 2 të tjerë që i kanë ndihmuar të largohen nga vendngjarja.

Nga raportimet mësohet se makina e djegur me të cilën u krye atentati ndaj Demir Backës ka qenë me targa të Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK