Lajme
Votojnë të burgosurit dhe personat e sëmurë e të pafuqishëm, procesi zhvillohet pa pengesa

Gjithsej 10.653 qytetarë kanë të drejtë vote sot, një ditë para votimit zyrtar.
Procesi zhvillohet në 13 burgje të karakterit hetues dhe ndëshkues. Gjithashtu të drejtën e tyre të votës sot e ushtrojnë edhe qytetarët e sëmurë, të pafuqishëm, personat e prekur nga kovid dhe ata në izolim, si dhe qytetarët që gjenden në shtëpitë e të moshuarve.
Sipas kreut të KSHZ-së, procesi i votimit zhvillohet pa pengesa.












