Connect with us

Lajme

VMRO-DPMNE njofton: Është formuar shumicë e re në Këshillin e Qytetit të Shkupit

Published

on

VMRO-DPMNE kumtoi se ka siguruar shumicë në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“Opozita e deritanishme parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përmes këshilltarëve të fituar në Qyttein e Shkupit në Zgjedhjet e fundit lokale 2021, siguroi shumicë absolute prej 24 këshilltarëve nga numri i përgjithshëm i 45 këshilltarëve në Qytetin e Shkupit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga partia theksojnë se shumica e re do të funksionojë sipas parimit të bashkëpunimit konkret në projekte saktësisht të caktuara programore të cilët janë në interes të popullit dhe vetëm për të mirën e banorëve lokal dhe popullatës lokale.

“Me këtë, bëjmë me dije se koalicioni aktual qeveritar i LSDM-së dhe BDI-së do të jetë opozitë në Qytetin e Shkupit. pasojnë shumë ditë më të mira në udhëheqjen e qytetit, në dobi të të gjithë banorëve të Qytetit të Shkupit dhe të komunave të tij”, qëndron në kumtesë.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com