Connect with us

Lajme

VIDEO/ Paratë e dr*gës që fitohen në Holandë investohen në ndërtim e makina luksoze

Publikuar

më

Një dokumentar i përgatitur nga gazetarë holandezë dhe i transmetuar në televizionin L1 në Holandëflet për grupet kriminale shqiptare që veprojnë atje.

“Paratë e fituara, shuma në miliona euro i dërgojnë në vendin e tyre”, thotë gazetari, sipas të cilit këto shuma më pas investohen në makina luksoze dhe pasuri të patundshme.

Ekipi i gazetarëve holandezë ka udhëtuar në Shqipëri dhe kanë vizituar Tiranën dhe Lushnjen.

Gazetarëve holandezë nuk i ka shpëtuar kontrasti shqiptar, diku ndërtesa të vjetra dhe të rrënuara ku banojnë njerëz dhe në një vend tjetër grataçela e makina të shtrenjta, këto për një vend me të ardhura mesatare 300 euro në muaj.

Gazetarët holandezë kanë intervistuar kreun e KLP, Gent Ibrahimi si dhe gazetarët, Klodiana Lala dhe Neritan Sejamini, të cilët flasin për fenomenin e krimit shqiptar në Europë dhe milionat që hyjnë fshehur në Shqipëri, ku edhe pastrohen duke u investuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK