Connect with us

Lajme

VIDEO/ Berisha në Kukës: Edvin ndiqe këtë foltoren, është punë burrash dhe jo pengjesh

Publikuar

Në një atmosferë festive, nën thirrjet “Berisha, Berisha”, qindra anëtarë të Partisë Demokratike kanë pritur në Kukës, ish-Kryeministrin Sali Berisha, në takimin e rradhës me anëtarësinë e partisë.

Për minuta të tëra, salla ku ishte programuar zhvillimi i takimit është pushtuar nga thirrjet entuziaste të anëtarëve demokratë, që duket se kanë surprizuar jo pak edhe ish-Kryeministrin.

Në takimin me Berishën ishin të pranishëm nënkryetarja e degës së PD, si dhe sekretari i degës së Kukësit. Ish-Kryeministri Berisha u shpreh se demokratët në Kukës, janë të vendosur ta kthejnë Partinë Demokratike në rrugën e fitores.

“Edvin, ndiqe këtë foltore. Kjo është punë burrash dhe grash të lira dhe jo punë pengjesh”, iu drejtua Berisha, Kryeministrit Rama, nën entuziazmin e të pranishmëve.

Berisha tha se mblidhemi në momente kritike për vendin, në një kohë kur një njeri, Kryeministri Rama, ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, e shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës, e shndërroi Shqipërinë në vendin më të pashpresë të planetit, në vendin e braktisjes masive nga qytetarët e saj.

“Miqtë e mi, jo 8 vite, por as 8 ditë nuk meriton Edi Rama të qeverisë”, tha Berisha, duke shtuar se Edi Rama e nisi mandatin e 3-të, pasi është shndërruar në një vasal të Beogradit.

“Padroni i tij, Aleksandar Vuçiç e urdhëroi 1 vit më parë të mos votonte rezolutën e genocidit serb në Kosovë”, tha Berisha.

NA NDIQ NË FACEBOOK