Connect with us

Lajme

VIDEO/ Basha: Nga Vettingu i politikanëve te zhbërja e ndryshimeve Kushtetuese, ja prioritet e PD

Publikuar

Partia Demokratike ka vendosur të dorëzojë në Kuvend amendamente për ndryshime kushtetuese që lidhen me reformën territoriale si dhe reformën zgjedhore.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Grupi i PD ka vendosur që ditën e mërkurë të dorëzojë në Kuvend amendamentet përkatëse, si dhe të kërkojë që politikanët t’i nënshtrohen një procesi vetingu.

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Lulzim Basha tha se do të depozitohet në Kuvend kërkesa për zhbërjen e ndryshimeve Kushtetueses të miratuara në korrik, në mënyrë të njëanshme dhe jo-kushtetuese. Në këtë kuadër, Basha tha se do të kërkohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Gjithashtu Basha tha se do të depozitohet kërkesa për vetting-un e politikanëve, familjarëve të tyre, lidhjeve që kanë publike ose jo. Në këtë kuadër, kreu demokrat tha se SPAK duhet të hetojë të zgjedhurit vendorë, deputetët, ministrat, Kryeministrin dhe çdo zyrtar tjetër të lartë të vendit.

Kreu demokrat përcaktoi si prioritet edhe reformën territoriale, për të cilën tha se do të depozitohet në Kuvend drafti me propozimet përkatëse.

“Komisioni i Venecias ka shtruar rrugën lidhur me vettingun e politikanëve. Ne kemi hartuar amendamentet në përputhje me rekomandimet apo opinionet e Venecias”, tha Basha.

Ai tha se vettingu i politikanëve do të synojë një politikë të re, politikanë të palidhur me krimin dhe që të jenë në gjendje që të justifikojnë pasuritë e tyre.

“Jemi në Kuvend me një qëllim: që me fuqinë që na dhanë shqiptarët të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë dhe për këtë arsye ne do të çojmë përpara agjendën tonë që i shërbejnë shqiptarëve dhe Shqipërisë”, tha Basha.

Lidhur me zgjatjen e afateve të Komisioneve të Vetting, Basha tha se opozita nuk bën pazare dhe as do të futet në pazare.

Maqedoni5 minutes ago

Zjarri në spitalin modular: Familjarët të zhgënjyer nga drejtësia, Prokuroria e mbylli një hetim kurse tjetrin po e zvarrit pa dhënë detaje

Shqipëri35 minutes ago

Operacioni i MEPJ përfundon me sukses: Pesë shtetas shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Lajme1 hour ago

“Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli

Maqedoni3 hours ago

Ministritë, komunat, ndërmarrjet publike dhe kompanitë shtetërore kanë borxh 693 milionë euro

Shqipëri3 hours ago

VIDEO/ Pamjet skandaloze, nga foltorja e revolucionit ‘Flamingo’ në rrugët e Tiranës, protestuesi ekspozon organet gj*nitale para kalimtarëve!

Lajme4 hours ago

Aleanca i dërgon vendimet e Qeverisë në detyrë në Prokurori Speciale

Maqedoni5 hours ago

Dera e ashensorit u hap dhe u mbyll papritur, lëndohet rëndë një vajzë 3-vjeçare nga Shkup

Shqipëri6 hours ago

‘Vijat e kuqe’ të SHBA, opozita dhe revolucioni që s’ndezi as nga ‘Gaza’

Lajme7 hours ago

“U infiltrua në SHIK dhe depërtoi në AKI”, Kajtazi sjell historikun e errët të Fatmir Shehollit

Maqedoni8 hours ago

ASH: Me mbylljen e shkollave Maqedonia po e humb të ardhmen e saj

Shqipëri8 hours ago

Bëri aksident me “Lamborghinin” që kushton 270 mijë paund, futbollisti i njohur rrezikon deri në 2 vite burg!

Lajme9 hours ago

VV’ja paralajmëron dorëzimin në Prokurori të materialeve për raste të dyshuara të legalizimeve nga Komuna e Prishtinës

NA NDIQ NË FACEBOOK