Connect with us

Lajme

VIDEO/ Basha: Do të pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit

Publikuar

“Pastrimi i politikës nga krimi e korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve”, shprehet kreu demokrat, Lulzim Basha.

Ai thekson se është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe i demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht dhe ç’është më e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar.

“Kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, privilegje, pushtet dhe para, në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm”, thekson Basha.

Një ditë më parë, Partia Demokratike zyrtarizoi dorëzimin e amendamenteve Kushtetuese, përmes të cilave kërkon vetting të politikanëve, zhbërjen e ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut, reformën zgjedhore,

NA NDIQ NË FACEBOOK