Connect with us

Shqipëri

Vettingu i politikanëve/ Ish deputeti plas bombën: Ka një marrëveshje Rama-Basha

Publikuar

Ish deputeti, Andi Përmeti ka komentuar tre amendamentet që kreu i PD Lulzim Basha do të dorëzojë në Kuvend, brenda javës.

Në lidhje me Vettingun e Politikanëve, Përmeti është shprehur se nga ana juridike ka dhe jo probleme, por opinioni i tij politik është se, mes Ramës dhe Bashës ka një marrëveshje paraprake.

I ftuar në Repolitix, Përmeti tha se nga këto tre pika të shtruara, opozita do të fitojë njërën prej tyre.

Çdo person që ka marrëdhënie interesi financiar. Tek pjesa juridike edhe shoh edhe jo probleme. Ky është një draft fillestar.

Opinion im politik është se unë besoj se kemi marrëveshje paraprake mes Ramës dhe Bashës janë marrëdhënie për të dhënë e për të marrë diçka. 

Në këtë aspekt opozita  ka shtruar tre pika për të marrë njërën. Ky lloj vettingu nuk do vazhdojë. Nga tre pikat do të marrë një pikë”, është shprehur Përmeti./ CNA.al

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK