Connect with us

Shqipëri

Vendimi për Flamur Nokën, Reagon për her të parë Lulzim Basha

Publikuar

më

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministren britanike, Wendy Morton.

Nga selia blu, në përfundim të këtij takimi Basha ka folur edhe për përjashtimin e deputetit Noka nga Komisioni i Sigurisë.

Basha tha: Zotit Noka i është komunikuar largimi nga Komisioni i Sigurisë. Nuk është përjashtuar është paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka armik Edi Ramën të mbetemi peng i interesave personale.  Sajesat dhe shpifjet i shërbejnë Edi Ramës.  Ne kemi lançuar iniciativa të shumta opozita dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale. Vendimi im është marrë për të shmangur përçarjet.  Shtrembërime të tilla nuk lejohen./Opinion.al

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK