Connect with us

Sport

Tuchel konfirmon interesimin e Chelseat për Halaandin

Publikuar

Thomas Tuchel ka konfirmuar se Chelsea është i interesuar për Erling Haaland, duke treguar se ka biseda të rregullta për një transferim të mundshëm nga Borussia Dortmund.

“Ne folëm për Haaland disa herë, përfshirë gjatë dritares së transferimit. Por atëherë u duk absolutisht joreale dhe aspak e realizueshme”, tha shefi i Chelseat.

“Ne flasim rregullisht për të, natyrisht, sepse ai është një lojtar fantastik dhe qartë figura përcaktuese në Dortmund, i cili është një rival i madh për ne në Ligën e Kampionëve”, shtoi Tuchel.

Real Madrid, Paris Saint-Germain, Manchester City dhe United gjithashtu janë në kërkim të sulmuesit, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët e klubit kanë hedhur poshtë thashethemet se 21-vjeçari do të shitet në fund të sezonit, dhe trajneri aktual Marco Rose është optimist se ai mund të bindet që të qëndrojë për një afat të gjatë.

NA NDIQ NË FACEBOOK