Connect with us

Shqipëri

Tjetër përpjasje në PD, Oerd Bylykbashi thumbon keqazi Bashën : Kur do të fitojmë ? Përgjegjësi duhet të japë shpjegim

Publikuar

Në një postim në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se ‘çmimi i lartë i jetës me halle sapo është bërë edhe më i lartë’, ndërsa njerëzit tashmë duken të zhgënjyer edhe me PD.

Çmimi i lartë i jetës me halle sapo është bërë edhe më i lartë.

Dje ndalova rastësisht buzë rrugës nacionale për të blerë disa produkte ushqimore shtëpie. Zonja që shiste ato pak produkte bahçeje më tha menjëherë se ishte demokrate me shpirt. Familje e persekutuar me prona që nuk i kishte marrë kurrë e atë pak tokë që jetonte familja, e punonin me mund e djersë.

Në pak fjalë, në tonin e zërit dhe vështrimin e saj, kuptoje hallet e vështirësitë e saj por edhe dinjitetin e njerëzve që jetojnë me punë.

Nuk u zgjat shumë tek hallet dhe vështirësitë në ato 10 minuta. Shprehu zhgënjim për humbjen dhe shqetësimin për çpo ndodh brenda nesh duke pyetur ‘kur do të zgjidhet’.

Më kujtoi biseda të tjera këto kohë me njerëz te thjeshtë që më kanë pyetur me dëshpërim pas 25 prillit: Kur do të fitojmë?, shkruan Oerd Bylykbashi.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK