Connect with us

Lajme

Tiranë/ Gruaja dhunohet nga burri, vëllai i saj dhe nipi i marrin ‘hakun’

Publikuar

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. S(D), 33 vjeç, , i dënuar më parë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, mbetur ne tentativë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. R, 61 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit M. N, 52 vjeç dhe E. N, 20 vjeç(babë e bir), pasi kanë goditur shtetasin S. R, 61 vjeç(kunati i tyre)./TCH/

NA NDIQ NË FACEBOOK