Sport
Theo Hernandez rezulton pozitiv me COVID-19

Lojtari kyç i Milanit, Theo Hernandez, është testuar pozitiv me koronavirus.
“AC Milan njofton se Theo Hernández, i cili është kthyer nga ekipi kombëtar, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Autoritetet përkatëse shëndetësore lokale janë informuar dhe lojtari po bën mirë”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Bashkatdhetari i tij dhe mesfushori i Juventusit Adrien Rabiot ishte testuar pozitiv me COVID javën e kaluar, pas gjysmëfinales së Francës kundër Belgjikës në Torino, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.
Sipas raporteve në Francë, Rabiot është një nga lojtarët që refuzoi të marrë vaksinën dhe është e paqartë nëse Theo është vaksinuar apo jo kundër COVID-19.





















