Lajme
Tetë ditë paraburgim për një person i cili ka kërcënuar një kandidat për kryetar komune në Prilep

Paraburgim tetë ditor i është caktuar një banori 27-vjeçar nga Prilepi për shkak të kërcënimeve të bëra drejtë kandidatit për kryetar të Prilepit dhe familjes së tij përmes rrjetit social Fejsbuk.
Prokuroria Themelore Publike në Prilep informoi se ka ngritur procedurë për vepër të kryer penale “rrezikim të sigurisë” kundër të dyshuarit, i cili ishte arrestuar dje në vendkalimin kufitar Tabanoc gjatë hyrjes në shtet dhe ishte dërguar për hetime në Prokurori.
















