Lajme
Të dielën Dibra dhe Shuto Orizarja shkojnë në ri-votim

Të dielën, përderisa në 44 komuna do të ketë raund të dytë për zgjedhjet lokale, në dy vendovtime do të përsëritet votimi i raundit të parë.
Rivotim do të ketë në vendvotimin – në 0543 në Dibër për kryetar komune dhe në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë për anëtarë të këshillit komunal.
Kështu ka vendosur Gjykata Administrative e cila ka anuluar këto vendovotime pas ankesave që kanë parashtruar kaolicioni Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa dhe Lëvizja “Të vendosur për Maqedoninë” e udhëhequr nga PLD –RDM. Në KSHZ njëzëri vendosën për të ri-përsëritur votimin në këto vendvotime./ZYRTARE.net

















