Connect with us

Sport

Sterling thotë se është i hapur për transferim në një klub tjetër

Publikuar

më

Raheem Sterling ka pranuar se është i hapur për një transferim larg nga Manchester City, duke thënë se do të donte të luante jashtë vendit.

“Nëse do të kishte opsionin për të shkuar diku tjetër për më shumë kohë lojë, unë do të isha i hapur për të. Siç thashë futbolli është gjëja më e rëndësishme për mua”, tha Sterling.

“Si lojtar anglez gjithçka që di është Premier Liga dhe gjithmonë kam menduar se ndoshta një ditë do të doja të luaja jashtë vendit”.

Sterling dikur ishte pjesë e formacionit fillestar të Guardiolës, por në 33 ndeshjet e fundit të Cityt, ai ka filluar që nga minuta e patë vetëm në 16 nga to, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

26 vjeçari ka kaluar gjashtë vitet e fundit të karrierës së tij në City, pasi u transferua nga Liverpool për 68 milionë dollarë në verën e vitit 2015.

Anësori i talentuar ka ndihmuar skuadrën e Pep Guardiolës të fitojë tre tituj të Premier Ligës mes një mori trofesh të tjerë vendas, por gradualisht ka rënë poshtë renditjes së skuadrës këtë vit, dhe tani po mendon për të ardhmen e tij para afatit kalimtar të janarit.

NA NDIQ NË FACEBOOK