Connect with us

Lajme

SPAK: Kemi regjistruar procedim penal ndaj Fatmir Mediut

Published

on

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar sot se ka regjistruar procedim penal ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit.

Procedimi penal është regjistruar për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 205, datë 24.09.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit, pasi ka tërhequr nga Gjykata e Lartë aktet e dosjes penale në ngarkim të z. Fatmir Mediu, ka regjistruar procedim penal për veprat penale: ‘Shpërdorim i detyrës’, kryer në bashkëpunim, si dhe ‘shpërdorim i detyrës’ në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu”, njofton SPAK.

Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO, në datën 24 shtator 2021, ka rikthyer për rigjykim çështjen ndaj Mediut.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com