Connect with us

Lajme

Sondazhi i fundit nga CRPC: Garë e ngushtë ndërmejt rivalëve kryesorë, BDI me një avantazh të ngushtë ndaj Aleancës dhe Alternativës

Published

on

6,95% e qytetarëve të anketuar në sondazhin  e realizuar nga Qendra për Kërkime Politike dhe Komunikime, u përgjigjën se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor ata do të votojnë për BDI-në, dhe rreth më pak se 1 %, do të votonin për kandidatët nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ose shprehur në përqindje 6,31  % e të anketuarve do të votonin për këtë opsion opozitarë të politikës.

Nga blloku politik maqedonas, VMRO -DPMNE -ja opozitare  ka rreth 2% më shumë mbështetje sesa kundërshtari i tyre politik, LSDM, që është në pushtet,  tregon sondazhi.

22,31% e të anketuarve do të votonin për VMRO –DPMNE-në më 17 tetor, kurse  19,75% e të anketuarve do të votonin për partinë e kryeministrit Zaev, LSDM-në.

Sa i përket  mbështetjes së partive tjera politike , në garafikonin më poshtë mund të shihni  e detajuara edhe për këto parti.

 Në pyetjen se  te cili lider politik keni më shumë besim?

Kryeministri Zoran Zaev i  LSDM-së, vazhdon të jetë lideri me besueshmëri më të madhe të të anketuarve me 21,15%, i ndjekur nga pas nga kryetari i opozitës maqedone Hristijan Mickovski që i dhanë besimin 19,35% e të anketuarve.

Sa i përket besueshmërisë së liderëve  nga partitë e bllokut politik shqiptar, besimi më të madh gëzon kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela , për të cilin 6,35% e të  anketuarëve  shprehën  besimin e tyre. Më pas rradhitet lideri i BDI -së Ali Ahmeti me 5,85%. Ndërkaq  sa është  besueshmëria e liderëve më së miri mund ta shihni në grafikonin më poshtë

Në pyetjen: Nëse zgjedhjet parlamentare mbaheshin  nesër, për listën e cilës parti politike  do të kishit votuar? Përgjigjet janë si më poshtë.

27.31% do të votonin për VMRO DPMNE-në , ndërsa 26.19% për LSDM-në .

Për BDI -në, për këtë pyetje , të anketuarit dhanë më shumë mbështetje sesa kundërshtari i tyre politik, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ose shprehur  në përqindje 8.11% e të anketuarve do të votonin për partinë e Ahmetit, kurse për koalicionin e partive Sela dhe Gashi do të votonin  7.67% e të anketuarve.

Ndërsa sa u përket partive tjera rezultatet mund ti shihni në grafikonin më poshtë:

Sondazhi vazhdon, me kërkime dhe të dhëna të reja mbi besimin dhe mbështetjen e partive dhe kandidatëve për kryetarë komunash në të gjithë vendin.

Për të parë sondazhin bashkë me  pyetjet e tjera drejtuar të anketuarve, si dhe përgjigjet e tyre të përpunuara në tekst dhe në paraqitje grafike në përqindje, klikoni KËTU.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com