Lajme
SKANDALOZE/ Bojan Iliq në mbështetje të Oliver Ilievsit të LSDM-së në Kumanovë

Kandidatin e LSDM-së në Kumanovë po e mbështet Boban Iliq, person i dënuar nga gjykata e Kumanovës për vrasjen e voglushit “Almir Aliu”.
Në disa fotografi që ka shpërndarë vetë Iliq shihet se si i qëndron afër gjatë takimeve me qytetarët kandidatit të LSDM-së, Oliver Ilievski. Iliq, në fotografitë e shpërndara madje kërkon edhe mbështetje nga qytetarët për të votuar kandidatin me numër 12.
Në garë për Kumanovën është Maksim Dimitrievski si kandidat i pavarur dhe Oliver Ilievski kandidat nga LSDM.
Boban Iliq është personi më kontraverz i cili u akuzua dhe nuk mori dënimin e merituar për vrasjen e Almir Aliut që ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë./ZYRTARE.net















