Connect with us

Lajme

Skandali i rradhës/ Ramiz Merko dhe klani i tij kanë zhvatur paratë e komunës për të inevstuar në prona private

Publikuar

Përmes një dalje të fundit para heshtjes zgjedhore, kandidati i opozites për komunën e Strugës, Idri Istrefi ka vazhduar me publikimin e skandalit korruptiv të kryetarit aktual, Ramiz Merkos dhe Armen Kadriut, të cilët janë bërë milionerë me paratë e qytetarëve të Strugës.

“Para disa ditëve publikuam transaksionet bankare me të cilat dëshmohej lidhja e dyshes Merko-Kadriu me firmën Siti Lajt. Mbi 8 milionë euro transaksione të dyshimta që përfundojnë në xhepat e Ramiz Merkos dhe Armen Kadriut. Milionat e zhvatura dhe vjedhura nga qytetarët e Strugës, këta njerëz, i shfrytëzojnë për të investuar në biznese ndërtimi, për të blerë toka në vende atraktive, banesa jashtë shtetit, madje edhe duke ndërtuar shtëpi në vende europiane”, ka denocuar Istrefi

Ai më tej shton se ka siguruar dokumentet që tregojnë pronën e familjeve që sipas tij kanë zhvatur Strugën.

“Në emër të universitetit janë blerë disa parcela në vende atraktive në qytet, pranë plazhit. Parcela janë blerë edhe në emër të Ramiz Merkos, djalit të tij Genc Merkos dhe në emër të bashkëshortes së Armen Kadriut, Besa Kadriu.
Në emër të bashkëshortes së tij, Armen Kadriu ka ndërtuar edhe dy shtëpi në St. Polten të Austrisë. Ka dhe shumë të tjera. Miliona euro para të fituara pa djersë. Struganë të dashur, të dielën vjen fundi i keqpërdorimeve.
Struganë të dashur, kjo mesa duket është vetëm maja e ajsbergut të këtij klani të organizuar kriminal. Gjatë kësaj fushate 1 mujore, na erdhën kaq shumë dokumente kompromentuese, aq sa edhe nuk patëm kohë ti shpalosim me detaje. Mund të merret me mend se sa e sa shkelje të tjera ka bërë kjo dyshe në Komunën e Strugës”, ka shkruar në Facebook, Idri Istrefi, kandidat i opozites në Strugë.

Ka shtuar se Struga do të rikthehet në duar të qytetarëve. Kriminelët do ta marrin trajtimin e duhur. Dilni votoni masovikisht. Rrethoni numrin 6 dhe ta festojmë fitoren e madhe, ka përfunduar Istrefi.