Connect with us

Lajme

SKANDAL/ Petre Shilegov dhe Qyteti i Shkupit kanë financuar kampin degjenerues për fëmijë

Publikuar

Me para të taksa paguesve të Shkupit, përfshi edhe ato shqiptar, fundjavën e kaluar në Shkup, është mbajtur kampi vrojtues i titulluar “Puthje të vjeshtës dhe përqafime, vrojtues seksi dhe ronk and roll”. Pjesëmarrës në këtë kamp vrojtues për “edukim seksual” kanë qenë kryesisht nxënës të shkollave të mesme. Qyteti i Shkupit, në vend se të merret me zgjidhjen e problematikës urbane të qytetit në tërrësi dhe duke i mos i pasur parasysh vlerat morale të të gjithë etnive që jetojnë në kryeqytet pa asnjë fije turpi ka financuar dhe mbështetur një ngjarje të këtij formati, shkruan ZYRTARE.net

Rrëfimin e tmershëm për ngjarjet në këtë kamp vrotjues në kushtet anonime i ka shpalosur njëri prej prindërve të nxënësve të cilët kanë marrë pjesë në këtë kamp. Pas kësaj ngjarjeje prindërit së bashku me fëmijet e tyre kanë kërkuar ndihmën e psikologëve. Sipas tyre aktivitet kanë qenë nën cdo nivel moral, gjegjësisht në këtë kamp vrojtues për “edukim seksual”, janë mësuar se s’i të zhvishe, janë pyetur sa partner seksi kanë pasur edhe pse janë fëmijë, kanë aktruar poza seksi e veprime të ngjashme të ulëta. Pjesë e këtij kampi vrojtues kanë qenë edhe testet të cilët i janë nënshtruar nxënësit të moshës 16 vjecare, ku disa prej pyetje kanë qenë të numrojnë llojet e prezervative që shiten në treg.

“Në ditën e dytë kanë pasur pesë aktivitete. Fillimisht kanë aktuar seks poza në dyshe. Loja tjetër ka qenë shetitje e gjinisë mashkullore vetëm në veshje të poshtme, kjo është tillutar s’i ‘loja e semaforit’. Pastaj ngjyrojsje e një pjesë të trupit dhe vendosje e shenjave në një hamer. Kanë qenë të shtyrë që të vendosin shenja (gjurmë) të pjesëve më intime. Gjurmët janë vlerësuar si vijon: dora – 10 pikë, këmbëa – 10 pikë, barku – 15 pikë, vithet – 40 pikë, gjoksi – 60 pikë, organi intim mashkullor – 80 pikë dhe organi intim femëror – 80 pikë, thotë njëri prej prindëve vajza e të cilit ka qenë pjesëmarrëse në këtë kamp vrojtues për “edukim seksual”. (burimi sloboden pecat.mk)

Ai më tej sqaron se nga biseda me vajzën e tij është informuar se në grupin e saj prej katër personave janë zhveshur tërësisht dhe i kanë ngjyroësur organet intime. Grupi gjithsej ka qenë i përbërë prej 10 nxënësve.

Për rastin në fjalë tashmë është informuar edhe Prokuroria e Shkupit. Ndërkohë, nga Qyteti i Shkupit, pas zbulimit të këtij skandali kanë njoftuar se e kanë ndërprerë bashkëpunimin me organizatorët e këtij eventi./ZYRTARE.net

Lajme34 minutes ago

S’ka më ‘çmim tavan’, do të përcaktohet nga tregu, MINT: Është nën monitorim të afërt, bëjmë një pauzë nga përcaktimi

Maqedoni1 hour ago

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Maqedoni2 hours ago

Sali nga Dublini: Zgjerimi i BE-së duhet të jetë i drejtë, i parashikueshëm dhe i bazuar në merita

Kosovë2 hours ago

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Maqedoni2 hours ago

AKI: Mos i prekni paratë e “Hasan Prishtinës”! Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupit kundërpërgjigjen

Shqipëri3 hours ago

Vatër e madhe zjarri në Cërrik, Emergjencat apel banorëve: Kini kujdes, njoftoni menjëherë sapo të evidentoni vatra!

Maqedoni3 hours ago

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Bota3 hours ago

Zyrtarja e lartë e BE anulon vizitën në Serbi, shkak glorifikimi i Mlladiqit

Lajme4 hours ago

“Koalicion” parazgjedhor mes Abdixhikut e Osmanit me VV-në? Çfarë thotë Armend Zemaj, njëri nga deputetët që u doli kundër

Lajme4 hours ago

Prokurori jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Janë identifikuar 35 të dyshuar nga policia serbe

Lajme4 hours ago

Isufaj jep detaje nga aktakuza për Prekazin: Nuk jemi marrë me pjesën e Adem Jasharit, vetëm me vrasjen e civilëve

Lajme4 hours ago

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

NA NDIQ NË FACEBOOK