Connect with us

Sport

Siomeone tregon se donte ta bindte Messin të vinte në Atletico nëpërmjet Suarezit

Published

on

Diego Simeone ka treguar se Atletico Madrid u përpoq të nënshkruante me Lionel Messin verën e kaluar.

Simeone eksploroi mundësinë e bashkimit me bashkatdhetarin e tij pas largimit të tij nga Barcelona.

Trajneri argjentinas pranon se ai foli me Luis Suarez, një mik i ngushtë i Messit, për të zbuluar nëse mund të arrihej një marrëveshje për të mbajtur superyllin argjentinas në La Liga.

“Kur ndodhi ajo që ndodhi në Barcelonë, ne e telefonuam Luisin”.

“Unë nuk e thirra Leon. Por unë e thirra Luisin për të thënë ‘shiko, si është ai? A do të ishte i prirur për të? A ekziston mundësia më e vogël … duke imagjinuar se ai mund të vinte në Atletico Madrid”.

Por uruguaiani e informoi Simeonen se bisedimet kishin përparuar me shpejtësi në PSG dhe Atletico ishte me vonesë, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.

“Nëse më pyesni se ku duhet të luajë Messi: në një ekip që dëshiron të fitojë,” tha Simeone.

“Ai duhet të luajë në një ekip që e di se çfarë të bëjë për të fituar”.

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com