Connect with us

Lajme

Shqipëtarët presin hetimin e Veliajt/ Kreu i SPAK dhe prokurori përgjithshëm shfaqen në krah të tij

Publikuar

Premiera e filmit James Bond në Kinema Milenium, ka bërë bashkë shumë figura të njohura të politikës, showbizit, por edhe të drejtësisë në Shqipëri.

Në eventin e organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada britanike, janë shfaqur veç artistëve dhe politikanëve edhe dy nga drejtuesit më të rëndësishëm të organeve të drejtësisë (së reformuar), konkretisht, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Në eventin e organizuar marrin pjesë, shumë artistë të njohur dhe politikanë të lartë. Nga familja “kryeministrore” është shfaqur, Greg Rama, djali i kryeministrit.

NA NDIQ NË FACEBOOK