Connect with us

Lajme

Shilegov: Shkupi do të ketë akuariumin e parë në rajon

Published

on

Shkupi meriton objekte të cilat do ta kthejnë në rrugën e vërtetë. Shkupi dhe shkupjanët meritojnë  një objekt të vërtetë me të cilin do të krenohen, në të cilin me të vërtetë do të kënaqen dhe për të cilat do të tregojnë te brezat e ardhshëm me frymën e njejtë sikur në kohën kur ishin ndërtuar. Prandaj Shkupi do ta ketë akuariumin e parë të qytetit me kapacitet dhe  cilësi e cila do të jetë krah për krahë me akuariumet evropiane, paralajmëron kryetari i qytetit të Shkupit Shilegov.

Qyteti i Shkupit do ta ketë akuariumin e parë nga qytetete ish Jugosllavisë. Me të cilën  ky objekt do të ketë edhe ndikim rajonal, gjegjësisht plani është të bëhet njëra nga destinacionet “must see” gjatë vizitës në Shkup, si për qytetarët tanë nga periferitë ashtu edhe për mysafirët nga rajoni, Bullgaria, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Greqia. Në këtë mënyrë vetë investimi do të kthehet shumë shpejtë, ndërsa vetë institucioni do të ekzistojën dhe punësojë  shkencëtarë të rinj dhe adhurues të akuariumit dhe botës ujore.

“Ideja për lokacionin së pari ishte të shfrytëzohet  objekti ekzistues me të cilën do të kursehen mjete dhe  do të optimizohen të njejtat që të investohet  më shumë në përmbajtjen e akuariumit. Ky objekt  me dekada nuk kishte  kurrfarë ndryshimi, por nga ana tjetër është ideal për nevojat  e akuariumit të Shkupit. Objekti strategjik është vendosur pranë muzeut shkencor-natyror të Qytetit të Shkupit dhe në vetë oborrin e “ZOO Shkup”, thotë Shilegov.

Advertisement



Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com