Connect with us

Shqipëri

Shkarkimi i Kryetarit të PD Fier Luan Baçi/ Reagon Flamur Noka : “Baçi, viktima e radhës e dyshes Rama – Basha”

Publikuar

më

Deputeti i PD-së,  Flamur Noka ka reaguar me tone të ashpra për  shkarkimin e kryetarit të Degës Fierit Luan Baçi. Sipas Nokës, Luan  Baci eshte viktima e radhës e dyshes Rama – Basha.

“Partia Demokratike po vuan katandisjen me te rende te cilen ja  shkaktoi “ pengu” . Hakmarrja ndaj atyre qe nuk jane dakortu me te qe ta likujdojne  PD per hesap te Edi Rames sot po prevalon.   Luan  Baci eshte viktima e radhes e dydhes Rama – Basha”, shkruan Noka në rrjetin social facebook.

Ai gjithashtu ironizon me pyetjen se a mund të emërohet kryetar dege në një bashki, një banor I një bashkie tjetër.

“A mund te emrohet kryetar dege  ne nje bashki banori i nje bashkie tjeter??A i sherben PD kjo apo shkaterrimit te saj.Kjo  tregon se misioni i “pengut” eshte shkaterimi i PD .Ta ndalojme.  Te ike pengu qe te ringrihet “PD”, shkruan  Noka./CNA.al

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK