Connect with us

Lajme

Shkarkimi i Ardi Veliut shkakton debate te ‘Siguria’, Çuçi qesh….

Publikuar

TIRANE– Shkarkimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shkaktuar debate në Komisionin e Sigurisë. Deputeti Luan Baçi pyeti ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi në lidhje me lajmin e botuar në media, transmeton dosja.

Ministri nuk e ka mohuar lajmin e shkarkimit, ndërsa nisi të qeshte për Veliun duke thënë se “do e merrni vesh në momentin e duhur kur ti mbarojë kandili”.

Debatet në Komision:

Luan Baçi: Jemi shumë të interesuar, një lajm ka dalë në media se është shkarkuar drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Kjo s’është në dorën tuaj xhanëm se e di kryeministri. Po a është e vërtetë?

Bledi çuçi: Nuk ka problem, s’ka asgjë. Ju do e merrni vesh në momentin e duhur, kur ti mbarojë kandili… (nis të qeshë me të madhe).

Salianji: Jemi komisioni i sigurisë apo…?

(Fjalën e merr Flamur Noka).

NA NDIQ NË FACEBOOK