Connect with us

SKENA

S’është transmetuar asnjëherë! Paloma rrëfen përplasjen me Ramën: Më tha ‘Ik se ta preva kokën…’

Publikuar

TIRANË- Paloma është një ndër konkurrentet e “Big Brother VIP”, e cila ka një karrierë të gjatë si gazetare por edhe folëse në radion “Top Albania”. Në një bisedë me banorët ajo është kthyer pas në kohë dhe ka treguar një histori që sias saj nuk është transmetuar asnjëherë në ekran, e cila ka lidhje me kryemimistrin Edi Rama.

Ajo ka rrëfyer se ka qenë në vit të dytë në gjimnaz dhe teksa kishte provuar të merrte një përgjigje nga Edi Rama, por ky i fundit i kishte dhënë një përgjigjie të pakëndshme.

“Rama m’tha ik se të preva kokën, nuk është transmetuar asnjëherë”, tha Paloma.

Po ashtu, ajo tregoi se pak kësaj ngjarje, Edi Rama, i kishte dërguar një mesazh në shenjë pendimi dhe faljeje, ku ndër të tjera gazetarja tha se i kishte shkruar: Më vjen keq për atë që ndodhi, ngarkesa elektorale. Përqafime Edi Rama.

Më tej, ajo shtoi se këtë mesazh iu kishte treguar dhe kolegëve të saj, të cilët nuk e kishin besuar derisa e kishin parë me sytë e tyre./dosja/

NA NDIQ NË FACEBOOK