Lajme
Sela për BDI-në: Është koha të shkoj në opozitë e të mbushet me mend

“Është koha të shkojnë në opozitë e të mbushen me mend, e besa edhe të përgjigjen për të bërat ndaj shqiptarëve”, ka deklaruar Ziadin Sela nga tubimi qendror i kësaj partie në Zhelinë.
Sela tha se ka ardhur të ju thuhet mjaftë më, s’ka votë më, kanë mashtruar dhe nuk kanë realizuar asgjë për këtë popull.
“A do të vazhdohet që ne t’i lejojmë që këta të na kërcënojnë me pushtet dhe krisma, apo do t’ua tregojmë vendin ku e kanë. Unë jam i vetëdijshëm që ju keni presion, që i gjejnë të gjitha format për të ju kërcënuar dhe shantazhuar për një vend pune të cilin e keni aq të nevojshëm. Me vendin e punës që e keni siguruar me shumë mund, e që ju kushtëzojnë se do ju largojnë. Në emër të çka ju kërcënojnë këta: në emër të pushtetit. Po kush ua ka dhënë këtë pushtet? Juve të dashur me votë ditën e zgjedhjeve. Dhe ju përsëri e keni pushtetin në dorë pas një jave më 17 tetor që t’ua merrni pushtetin atyre”, deklaroi Sela./Zyrtare.net/

















