Lajme
Sali Berisha sulmon Bashën nga Elbasani, ka një kërkesë për demokratët

Sikundër paralajmëroi, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet sot në Elbasan, ku po zhvillon një takim me mbështetësit e tij demokratë.
Lideri historik i së djathtës u prit nga dhjetëra simpatizantë, të cilët shihen teksa i puthin duart.
Para demokratëve, Berisha sulmoi sërish kreun aktual, Lulzim Basha, për të cilin tha se është një peng i Ramës që vetëm ka njohur humbje.
“Jemi përpara një misioni të ri. Synojmë të vendosim sovranitetin tonë. Basha është peng i Ramës. Një ish-kryetar që vetëm ka humbur. Basha u mor me karrigen e tij. Kush është basha që merr vendime personale?”
Berisha iu drejtua me një kërkesë delegatëve të Elbasanit:
“Firmosni për mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike. Mund ta quani edhe kuvendi i rithemelimit të PD. Ata që pëzunë votën e lirë nga PD, i bënë asaj një dëmtim të jashtëzakonshëm. Ne do të rikthejmë votën dhe vullnetin tuaj.”

















