Shqipëri
Sali Berisha shpall zyrtarisht kandidaturën për kreun e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur kandidaturën e tij për kreun e PD.
Nga Kavaja, Berisha tha se në garën për të marrë drejtimin e PD do të jetë dhe emri i tij.
Lideri historik i PD, tha se gara do të jetë e barabartë për të gjithë kandidatët e tjerë, ndërsa theksoi se beson tek demokratët.
“Do hapet një garë në të cilën çdo njeheni që do hyjë në atë garë do ketë një garë të lirë. Natyrisht në njërën prej tyre do të jetë dhe Sali Berisha. Besimi im tek ju është frymëzim për mua, unë ju them ju se kisha 8 vite i larguar, dhe beteja u nis në rrethana të pazakonta.”
















