Uncategorized
Sadiki: Edhe në Moranë së shpejti fillon ndërtimi i sallës së re moderne sportive

Kandidati i PDSH-së për komunën e Studeniçanit, Azem Sadiki ,premton ndërtimin e sallës sportive në shkollën fillore në Moranë.
“Me Ministrinë e Arsimit jemi dakorduar për fillimin e ndërtimit të sallës së sportit në shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Moranë, ku nuk ka pasur deri tani. Shpresoj që shumë shpejt tani, sepse për shkak të fushatës zgjedhore nuk ishim në gjenje të fillonim punimet, por menjëherë pas zgjedhjeve shpresojmë që të nisim e brenda afatit të paraparë në kontratë, të përfundojë edhe salla e sportit në Moranë”, premton Sadiki.
















