Lajme
Sela: RMV, vend i pasigurt edhe për mediat

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka reaguar për rastin e demolimit të hapësirave të medias “Lajm”.
Thotë se ky rast tregon se Maqedonia e Veriut është vend i pasigurt, dhe se në këtë gjendje janë edhe mediat.
Reagimi i plotë i Ziadin Selës – Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
Jemi thellë të shqetësuar nga akti vandal i demolimit të redaksisë së gazetës “Lajm” dhe “Lajm TV” dhe nga vjedhja e pajisjeve të redaksisë. Ky akt edhe një herë dëshmoi se Maqedonia e Veriut është një vend i pasigurtë në çdo aspekt, ndërsa të pambrojtura janë edhe mediet dhe fjala e lirë.
Kërkojmë nga autoritetet e rendit që të mos lejojnë që ky rast të kalojë si shumë raste të tjera të ngjashme. Në të kundërtën vetëm se do të forcohen dyshimet se pas këtij akti të rëndë mund të fshihen motive që lidhen me politikën redaktuese.
Solidrizohemi me gjithë stafin e gazetës “Lajm” dhe “Lajm TV”, të cilët ishin dhe mbeten ndër mediat më profesionale, zë i fuqishëm i qytetarëve dhe i të vërtetës.
















