Kulturë
Rikthehen pas 11 vitesh nga “Dashuri e Ndaluar”/ Dy aktorët e preferuar turk së shpejti me një serial

Aktori Kivanç Tatlitug dhe aktorja Beren Saat, janë bërë së bashku sërish pas 11 vitesh nga seriali “Dashuri e Ndaluar”.
Kivanç dhe Beren do të bashkohen sërish për një projekt të ri.
Ende nuk është zbuluar se cilat do të jenë rolet e aktorëve në serialin “Kral Kaybederse”.
Seriali mezi po pritet nga fansat e aktorëve në të gjithë botën dhe dihet se do korrë sukses të madh.
Kujtojmë që “Dashuri e ndaluar”, me skenarin e saj mbresëlënës dhe kastin legjendar, pati një sukses të jashtëzakonshëm jo vetëm në Turqi, por në çdo ekran ku është shfaqur./ CNA.al






















