Connect with us

Sport

Qeveria e shpall Majlinda Kelmendin “Qytetare me merita të veçanta”

Published

on

Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim vendimin që Majlinda Kelmendi t’i njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e saj dhe sukseset në sportin e xhudos në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Ishte ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, që e propozoi këtë pikë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke shtuar se çdo muaj Kelmendi do të shpërblehet me 1,321 euro për muaj.

“Majlinda Kelmendi me anë të xhudos u bë ikona e sportit kosovar dhe shembull i shoqërisë sonë për të thyer të gjitha tabutë. Ajo i ka dëshmuar rinisë sonë se kur punohet për një gjë suksesi është i paanshëm”.

“Ajo e ka përmbyllur karrierën dhe tani do të vazhdojë të jetë si trajnere në Qendrën Nacionale të Xhudos në Kosovës. Ajo do të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kampionëve të Kosovë në sportin e xhudos. Si ministri propozojmë që Kelmedi të marrë statusin me merita veçnata, çdo muaj do të shpërblehet me 1,321.32 euro ekuivalente me pagën e një ministri”,ka thënë Çeku.

Kjo pikë u votua pa asnjë kundërshtim, njofton Klankosova.tv.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com