Connect with us

Sport

Që kur erdha në Atletico Madrid, unë vazhdoj të mendoj se mund të më shkarkojnë

Publikuar

Diego Simeone ka pritur Vicente del Bosque në terrenin stërvitor të Atletico Madridit, me spanjollin që intervistoi argjentinasin për karrierën e tij si trajner.

Pavarësisht se është i preferuar nga tifozët, njëherë në kohën sa ishte lojtari i Atletico Madridit dhe pastaj si trajner, Simeone tha se jeton me frikën e vazhdueshme që do të shkarkohet.

“Kërkesat janë shumë të larta dhe lojtarët duhet t’ju shohin sikur të ishte seanca e parë stërvitore”, tha ai ai në intervistën për El Pais.

“Që nga dita kur mbërrita këtu, ku kamë dashur gjithmonë të kthehem, por jetoj duke menduar se mund të më shkarkojnë”.

I pyetur nga trajneri fitues i Kupës së Botës Spanjolle, nëse aj ndjente ndonjëherë një pikë ku donte të largohej nga Atletico Madrid, Simeone pranoi se kishte disa momente të vështira, shkruan Marca, transmeton Klankosova.tv.

“Një nga momentet e vështira ishte në fund të finales së Ligës së Kampionëve në Milano. I dyti që e humbëm”, tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK