Connect with us

Lajme

Pollo: Pamundësia e PD zyrtare për të votuar kundra rritjes së borxhit publik nga qeveria Rama është alarmuese

Publikuar

Ish-deputeti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Genc Pollo, e ka cilësuar alarmante rritjen e borxhit nga ana e qeverisë Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Pollo thekson se Pamundësia e PD zyrtare për të votuar kundra rritjes së borxhit publik nga qeveria Rama është alarmuese.

Sipas tij Fondi Monetar Ndërkombëtar e Komisioni Europian vazhdimisht kanë shprehur shqetësim për rritjen e borxhit publik e për mos-transparencën e PPP-ve.

Postimi i Pollos:

Pamundësia e PD zyrtare për të votuar kundra rritjes së borxhit publik nga qeveria Rama është alarmuese.

PD në tetë vite opozitë ka kritikuar me të drejtë borxhin publik përtej nivelit 63% të v. 2013.

PD në tetë vite opozitë me shumë të drejtë ka denoncuar se paratë e huave shtetërore janë derdhur kryesisht në PPP abuzive e korruptive.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e Komisioni Europian vazhdimisht kanë shprehur shqetësim për rritjen e borxhit publik e për mos-transparencën e PPP-ve. Prandaj shpjegimi i votës nga një deputet i PD se “votuam në linjë me partnerët ndërkombëtarë” është i gënjeshtërt e i padenjë.

I gënjeshtërt siç shpjeguam më lart.

I padenjë pasi deputetët duhet të venë të parin interesin  publik të shqiptarëve përkundrejt kujtdo mbi tokë që u këshillon të kundërtën.

NA NDIQ NË FACEBOOK